“55 vjeçe u bë nënë, bebi lind 600 gramë”. Mjekja shqiptare në Gjermani, “zana” e nënave e fëmijëve

schedule10:39 - 18 Prill, 2024

schedule 10:39 - 18 Prill, 2024

Mjekja  Zana Luci, drejtuese në klinikën “Asaklepios” në Lindau të Gjermanisë në një lidhje Përmes “SKYPE” për emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, rrëfeu sfidat e saj e të qenurit mjeke e huaj në Gjermani.

45-vjeçarja, Zana Luci me prejardhje është nga Prishtina, ndërsa studimet për mjekësi i ka kryer në Universitetin e Mjekësisë në Vjenë.

Unë vij nga Prishtina, më pas kam shkruar në Gjermani, madje pa ditur gjuhën gjermane. Unë ngjita shkallët e karrierës në mjekësi me shumë punë dhe studime. Unë jam diplomuar në Austri dhe më pas kreva specializimin në Gjermani. Isha shtatzënë kur nisa specializimin në Gjermani dhe ja dola pas çdo vështirësie. Për dua të them që nëna ime ka qenë mbështetja dhe forca ime. Sapo linda vajzën u divorcova, kur ishte vetëm 5 muajshe u ndava e burrin. Edhe ai ishte mjek gjinekolog si unë. Gjithmonë kam parë të ardhmen se një ditë do shpërblehem në këtë profesion.”, tha ndër të tjera Dr. Zana Luci. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!