“Gjin Gjoni, veterineri që u bë gjyqtar”, gazetari: Me ‘bekimin’ e Berishës u zgjodh kreu i Foltores në Lezhë

schedule23:47 - 8 Prill, 2024

schedule 23:47 - 8 Prill, 2024

TIRANË- Gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në “Ora e Fundit” ABC News u shpreh se ish-gjyqtari Gjin Gjoni, i cili u zgjodh kreu i “Foltores’ në Lezhë  nuk ka një profil të pastër në fushën e jurisprudencës.

Ai shtoi se kësaj fushe Gjoni  i është futur pas kursit gjashtë mujor, i cili u zhvillua në Plepa të Durrësit. Ai shtoi se arsimin kryesor Gjoni e ka në fushën e veterinarisë, ndërsa dosja, që e bëri të njohur në publik ishte dosja e quajtur “kokaina”.

Gjin Gjoni, ka mbaruar veterinari dhe më pas u bë gjykatës me kursin gjashtë mujor të Plepave në Durrës. Çështja e parë e bujshme, e cila e bëri gjykatës të njohur, ishte dosja “Kokaina”, u shpreh Mahmutaj.

Ai shpjegoi se Gjin Gjoni është një prej ish-gjyqtarëve, i cili ka pasur përplasje me politikën e majtë në Shqipëri, të cilët e kanë ataktuar si njeri i korruptuar.

Gjin Gjoni ka pasur disa përplasje me policinë e majtë. Bashkëshortja e tij ka pasur disa gjyqe, për dyqanet në doganat shqiptare, që janë në pronësi të saj, pronësi që e ka marrë pas disa gjyqeve dhe më pas Gjoni është akuzuar nga politika majtë si i korruptuar dhe ai asnjëherë nuk është gjykuar në këto çështje”, tha ai.

Gazetari shtoi se Gjoni krahas të majtës në Shqipëri është sulmuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I ndodhur përballë vettingun, Gjin Gjoni ndryshe nga shumë kolegë të tjerë nuk zgjodhi të kalojë në filtrat e vettingut, por hoqi petkun e gjyqtarit dhe u largua nga sistemi.

Ai shtoi se Gjoni është caktuar në Lezhë me “bekimin” e Sali Berishës dhe në zgjedhjet e 2025 pritet ta rendisë atë në listën fituese të deputetëve të qarkut në fjalë.

Gjin Gjoni ka qenë një gjyqtar që është atakuar nga SHBA. Origjina e Gjin Gjonit është nga Dukagjini, nga MbiShkodra dhe nuk është nga Lezha. Kandidat për deputet i së djathtës dhe i pari në listë në Lezhë dhe do jetë deputet. Edhe nëse do ketë një ndryshim nuk ka asnjëherë vlerë paravepruese.“, tha gazetari/n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!