Mund ta themi pa problem tashmë se Berat Gjimshiti është një nga mbrojtësit më të mirë të kombëtares sonë, por edhe të Serie A. Ai është titullar prej kohësh te Atalanta dhe tashmë ka fituar eksperiencë pafund.
Së fundmi ai ka folur për Gazzetta dello Sport dhe ka treguar se tani ndihet një lider dhe të rinjtë mund të marrin atë si shembull për të ecur përpara në karrierë.
“Tani ndihem lider. Kam ardhur në Bergamo pesë vite e gjysmë më parë. Që atëherë jam rritur shumë, gjithashtu falë përvojave te Avellino dhe Benevento. Tani unë mund të jem një shembull për të rinjtë.
Nuk e kam menduar shiritin e kapitenit. Por në fakt unë jam mes lojtarëve që kanë qëndruar më gjatë këtu. Gjithsesi Palomino dhe të tjerë mund ta mbajnë gjithashtu shiritin”, shprehet Gjimshiti. /abcnews.al