Gjimshiti: Shqipëria ka shanse, të mos kemi frikë! Lewandowski? S’kemi ç’i studiojmë

schedule14:51 - 30 Gusht, 2021

schedule 14:51 - 30 Gusht, 2021

Berat Gjimshiti, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, ka dalë para mediave dhe ka folur për duelin e radhës të kuqezinjve kundër Polonisë. Një finale për skuadrën e ekipit të drejtuar nga Edy Reja, për të shpresuar në kapjen e vendit të dytë.

“Ka qenë një sezon shumë i gjatë, sidomos për mua, personalisht. Kemi zhvilluar shumë ndeshje me klubin dhe Kombëtaren. Kemi pasur nevojë për këtë pushim, për t’u rikuperuar. Me Kombëtaren kemi bërë hapa para, në këto tri ndeshje do të shohim si do të dalim dhe do të japim maksimumin për të marrë sa më shumë pikë”, tha fillimisht Gjimshiti.

A kemi shanse kundër Polonisë? Sigurisht që po. Kemi bërë hapa pozitivë. Duhet të kemi shumë respekt për Poloninë, pasi ka lojtarë që janë ndër më të mirët në botë. Duhet të shohim skuadrën tonë, të marrim rezultatit pozitiv.

“Lewandowski?Nuk ka shumë për të studiuar. Të gjithë i shohin më të mirët, edhe te Bayerni Lewandowski po shënon gola. Do të jetë një duel shumë i bukur. Do të jap maksimumin tim, të shohim si do të dalë”.

Duhet të mos kemi frikë. Nëse frikësohesh, bën gabim në këtë punë. Të gjithë lojtarët kanë fituar përvojë dhe kur luan ndaj lojtarëve të nivelit kaq të lartë rritet edhe vetëbesimi për secilin futbollist. I gjithë ekipi ka eksperiencë”.

“Çdo fitore të jep motivimin më të madh. Sa u përket tifozëve, jam shumë i lumtur që do të kthehen, sepse na kanë munguar”, shtoi qendërmbrojtësi, i cili është pjesë e Atalanta në Serie A. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!