Po kalojnë sezonin e tyre më të mirë, të këtyre viteve të fundit. Pasi siguruan gjysmëfinalet e UEFA Europa League, “Zikaltërit” e Atalanta kanë arritur të gjejnë edhe finalen e Kupës së Italisë, teksa kanë mundësinë për të siguruar të paktën një trofe këtë sezon, pas përmbysjes së madhe, që i bënë “Violëve” të Atalanta.
Koopmeiners, Scamaça, Lookman e Pasalic ishin padyshim protagonistët absolut të kësaj fitore, teksa realizuan nga një gol në rrjetën e Fiorentina, duke nxjerrë totalisht të pavlefshëm, goline Martinez-Quarta, për “Violët”, me këta të fundit, që u mundën mbrëmjen e kësaj të mërkure, me rezultatin e thellë, 4 me 1.
Kështu, falë arritjes së rezultatit të përgjithshëm, 4 me 2 pas dy sfidash në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, “Bergamaskët”, siç theksuam edhe më lart arrijnë në fazën finale, të këtij kompeticionit, teksa mbrëmjen e 25 majit do të ndeshen, në “Stadio Olimpico”, me “Bardhezinjtë” e Juventus. /i.m /abcnews.al