Janë padyshim një nga ekipet më në formë aktualisht në Italië dhe mbrëmjen e kësaj të mërkure do të kërkojnë të kapin finalen e madhe të Kupës së Italisë, me “Bergamaskët” e Atalanta dhe “Violët” e Fiorentina, që do të përballen në “Gewiss Stadium”, me miqtë nga Firenze, që udhëheqin me epërsinë e një goli, pas fitores minimal, 1 me 0, në “Aretmio Franchi”.
Tekniku i “Zikaltërve”, Gian Piero Gasperini pas kalimit në gjysmëfinalen e UEFA Europa League kërkon me ngulm të sigurojë edhe një biletë finaleje, brenda “Apenineve” e për këtë aryse ka hedhur në fushë më të mirë, ku sigurisht formacioni është ai i zakonishmi, 3-4-1-2, me portën që do të mbrohet nga Carnesecchi e para tij janë Hien, Kolasinac e kapiteni i Kombëtares sonë, Berat Gjimshiti. Në mesfushë rreshtohen Zappacosta, Ederson, De Roon e Ruggeri, me “tulipanin” Koopmeiners, që ndodhet më i avancuar. Ndërkaq, sulmi përbëhet nga dy “yjet” Gianluca Scamaça e Charles De Ketelaere.
Në krahun tjetër, tekniku Vincenzo Italiano i ka pozicionuar në fushë “Violët” e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë vendoset Terracciano. Në krahët e mbrojtjes janë Biraghi e Dodo, me qendrën që mbulohet nga Ranieri e Milenkovic. Para tyre në mesfushë janë Mandragora e Bonaventura, ndërsa treshja Kouame-Lucas Beltran-Nico Gonzalez vendoset pas “bomberit” italian, Andrea Belotti. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: