Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjimshiti, historia e një kampioni/ Kapiteni kuqezi drejt rekordeve në Itali, nderohet nga klubi

schedule10:45 - 11 Nëntor, 2025

schedule 10:45 - 11 Nëntor, 2025

Ndeshjen numër 200 e festoi siç duhet. Ishte pikërisht 11 nëntori, si sot dy vjet më parë, kur kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, festoi me gol ndeshjen numër 200 për Atalantën.

Rrjeta e tij siguroi fitoren 1-0 në fushën e Shturmit të Gracit në Ligën e Europës, e madje kualifikimin për në raundin e dytë.

Këto ditë, Gjimshiti u nderua nga klubi bergamask për ndeshjen numër 300, ndërsa historia e tij e suksesit vazhdon. Vetë presidenti Perkasi u ndodh krah qendërmbrojtësit në stadiumin e qytetit, me fanelën kushtuar kësaj arritjeje.

Këtë herë, futbollisti kuqezi nuk mundi të festonte me gol, ndërsa Atalanta u mund 3-0 nga Sasuolo në shtëpi në Serinë A, ndërsa mesjavën e kaluar fitoi 1-0 në Marsejë në Champions.

Në 300 ndeshje gjithsej për bergamaskët, Gjimshiti ka shënuar 10 gola e ka shërbyer 11 asiste, ndërsa objektivi I tij I madh është që të bëhet lojtari shqiptar me më shumë paraqitje në Serinë A.

Këtë rekord për momentin e mban Elseid Hysaj me 306 ndeshje, dhe kapitenit të kombëtares I duhen edhe dy sezone pasi ndodhet në kuotën 260, që e arriti pikërisht kundër Sasuolos.

Ndoshta do të qendrojë aq gjatë tek Atalanta sa për t’ia dalë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!