Berat Gjimshiti ishte lojtari i radhës që foli për mediat në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Angli. Mbrojtësi i Atalantës analizoi humbjen 0-2 përballë “Tre Luanëve” në prononcimin e dhënë për Supersport.
“Vështirë sigurisht që po, i gjithë ekipi i Anglisë luan në ekipe të njohura dhe nivel të lartë. I përballuam mirë, goli i parë ishte merita e sulmuesit, te goli i dytë mora rrezik për të dhënë atë pasim në mes.
Kane është një sulmues me cilësi, e ka treguar vetën. Nuk është hera e parë që përballem me sulmues të këtij niveli, por çdo gabim e paguan në këto nivele. Nuk ishte fusha aq e mirë, bari i lartë për të luajtur me topin në këmbë, duhej luajtur me top të gjatë. Në ndeshje të këtij niveli duhet vetbesim.
Çfarë nuk funksionoi? Besoj që e kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen. Kishim një rast në kundërsulm, mund të ndryshonte loja. I futëm frikën Anglisë. Në këto ndeshje të këtij niveli duhet më shumë vetëbesim, si dhe të krijosh më shumë raste“, deklaroi Gjimshiti. /abcnews.al