Henri Xhakolli është nxënës në gjimnazin “Ismail Qemali”. Ndonëse vetëm 18-vjeç, ai ka krijuar një webfaqe që ndihmon nxënësit në lëndët kryesore, duke i vendosur emrin “Hirakliti”. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Henri ka zbuluar se shumë shpejt do e kthej në aplikacion pa pagesë, ku nxënësit mund të zgjidhin ushtrime hap pas hapi.
Sakaq, ai ka treguar se i janë dashur 6 muaj për ta programuar dhe mund të përdoret në gjuhë të ndryshme dhe jo vetëm në shqip.
“Ne për momentin jemi të fokusuara te gjimnazi, por më vonë do të ketë dhe klasa të tjera. Të ndihmon në gjëra bazike. Unë e kam bërë të gjithë vetëm këtë platformë.
Kjo mund të përdoret në çfarëdo lloj gjuhe, në anglisht, shqip. Janë kryesisht lëndët shkencore, kimi, biologji, anglisht dhe do të bëjmë dhe lëndë të tjera,
Unë jam programues, më janë dashur 5 deri në 6 muaj që ta realizoj. E kam realizuar të gjithë vetë. Unë punoj në ndonjë website online aktualisht, pasi jam në gjimnaz dhe nuk është punë e rëndë”, u shpreh ndër të tjera Henri./abcnews.al