Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjimnazi “Sulejman Elezi” po “rilind”/ Rama ndan pamjet nga punimet: Do të ketë dhe hapësira të gjelbërta e terrene sportive

schedule08:05 - 27 Janar, 2025

schedule 08:05 - 27 Janar, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen për rikonstuksionin e gjimnazit “Sulejman Elezi” në Laknas.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se gjimnazi, krahas hapësirës së brendshne të klasave, laboratorëve, bibliotekës, do të ketë dhe hapësira të gjelbërta e terrene sportive.

“Mirëmëngjes dhe me gjimnazin “Sulejman Elezi” në Laknas që po rilind me një sipërfaqe 6500 m2, ku krahas hapësirës së brendshme të klasave, laboratorëve, bibliotekës, do të ketë dhe hapësira të gjelbërta e terrene sportive, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!