Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin për përfundimin e një tjetër shkolle në veri të vendit, në Mat.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se nga rikonstruktimi i gjimnazit “Pjetër Budi’ do të studiojnë 300 nxënës.
“Drejt përfundimit edhe një tjetër shkollë në veri të vendit, gjimnazi “Pjetër Budi” në Mat, i cili po rinkonstruktohet me standardet më të mira bashkëkohore për mbi 300 nxënës dhe mësues që do të studiojnë aty.
Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin”, shkruan Rama. /abcnews.al