Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjimnastikë Artistike/ Shqipëria “gdhend” flamurin kuqezi në Kupën e Botës, medalje ari për Matvei Petrov

schedule10:41 - 29 Maj, 2023

schedule 10:41 - 29 Maj, 2023

Vijojnë seritë e rezultateve fantastike për 32-vjeçarin Matvei Petrov, rusi që konkuron për flamurin e Shqipërisë në eventin madhor ndërkombëtar të gjimnastikës artistike.

Pas fitimit të medaljes së bronzit në Baku në një prej gjashtë Kupave të Botës për këtë sezon, Petrov ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme edhe në sfidat e “World Challenge Cup”.

Petrov arriti të marrë të shtunën medalje ari, në kompeticionin botëror i cili u mbajt në Varna të Bullgarisë. Ai bëri një paraqitje të mahnitshme në disiplinën e kalit me doreza, duke merituar vendin e parë./ h.ll/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!