Gjilani pasi firmosi me Zekirija Ramadanin, ka arritur të transferojë edhe qendërmbrojtësin e Egnatias.
Bëhet fjalë për Besart Krivanjeva, i cili u largua nga rrogozhinasit për të ndjekur rrugën e Ramadanit.
26-vjeçari u zyrtarizua te Gjilani si afrimi më i ri në skuadër, me lojtarin që ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.
Ndërkohë, Krivanjeva nuk do të jetë i vetmi nga ish futbollistët e Egnatias, që do t’i bashkohet trajnerit Ramadani, pasi klubi i Gjilanit po punon për të transferuar edhe mesfushorin Filip Duranski, i cili gjithashtu është larguar nga Rrogozhina. /f.a/abcnews.al