Gjilani mposht me përmbysje kampionët në fuqi të Kosovës, Feronikelin dhe ngjitet momentalisht në krye. Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani ka triumfuar me rezultatin 1-2 dhe shkon në kuotën e 21 pikëve. Skuadra nga Drenasi humbet një tjetër takim me rivalët direkt dhe sheh t’i largohet kreut.
Jean Carioka, i cili në Superiore ka luajtur me Kukësin, realizoi në portën e Gjilanit i pari. Epërsia e kampionëve nuk zgjati shumë, pasi Franc Veliu pas një goditjeje këndi shënoi me një gjuajtje me kokë. Katër minuta më pas ishte kapiteni Ylber Kastrati që realizoi golin e fitores për Gjilanin.
Llapi gjithashtu ka marrë tre pikë të rëndësishme në shtëpi ndaj skuadrës së Trepça ’89. Merlaku befasoi ekipin nga Podujeva dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mitrovicasve. Në të dytën futbollistët e drejtuar nga Tahir Batatina reaguan, duke shënuar katër gola. Emini, Hyseni dhe dy herë Osmani i dhanë fitoren Llapit.
Fitore edhe për Dukagjinin, që ka zbritur në vendin e fundit skuadrën e Vushtrrisë. Skuadra nga Klina i është gëzuar golit të Merlakut dhe ka marrë triumfin e dytë sezonal. Gjithsesi situata mbetet e vështirë, pasi renditen në vendin e parafundit.
IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 10
E premte, më 18 tetor, ora 14:00
Dukagjini-Vushtrria 1-0
Shënues: Merlaku 17′
Feronikeli-Gjilani 1-2
Shënues: Carioca 73′ / Veliu 81′, Kastrati 85′
Llapi-Treppca ’89 4-1
Shënues: Osmani 67′, 76′, Emini 71′, Hyseni 88’/ Jashari 1′
/abcnews.al