Juristja Brizida Gjikondi thotë se Jamarbër Malltezi duhet të ishte rikthyer në burg. Duke folur për vendimin e sotëm nga gjykata, e cila rrëzoi kërkesën e SPAK, dhe la në arrest shtëpie dhëndrin e Sali Berishës, juristja theksoi se vepra për të cilën akuzohet ai kërkon që të lihet në burg.
“Vendimi i Berishës ishte i pritshëm që të lihej në ballkon, aty ku bën ecejaket e tij jo normale. Por për Malltezin prisja që të rikthehej në burg sepse vepra për të cilën akuzohet është cilësuar dhe shprehet në Kodin Penal që shoqërohet me arrest në burg, jo arrest në shtëpi.
S’më pëlqen që drejtësia shqiptare influencohet direkt ose indirekt nga pozita që ka një personazh i caktuar. Nuk ka pse të jetë trajtim preferencial se është dhëndri i Berishës. Ka një tufë shkeljesh që përfshihen në veprën e tij penale. Prisja të rikthehej në burg por shpeshherë drejtësia përpiqet të jetë jo e pavarur.“, deklaroi juristja./abcnews.al