Juristja Brizida Gjikondi foli për deklaratat e kreut të PD Sali Berisha ndaj SPAK, duke thënë se tonet e qeta të Berishës ndaj drejtuesit të SPAK, Klodian Braho i sheh thjesht si një strategji të përkohshme.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, tha se kreu i PD është i njohur për gjuhën dhe akuzat e tij ndaj drejtësisë dhe se nuk mund të dalë nga skema e tij por thjesht po ndryshon taktikë.
“Ulja e toneve ndaj SPAK kam përshtypjet se është taktikë apo strategji e përkohshme. Pra nuk e shoh si vizion i tij të ndryshojë tani. Kam përshtypjen se edhe zoti Braho do t’i bashkohet fjalorit të zotit Berisha. Edhe për zotin Kraja në fillim tha fjalë shumë të mira, dhe më pas ka ndryshuar regjistri i fjalorit edhe ndaj zotit Kraja dhe zotit Dumani”, tha Gjikondi.
Nga ana e tij Indrit Hoxha u shpreh se vlerëson SPAK dhe punën e drejtësisë, megjithatë thotë se beson se në SPAK ka edhe prokurorë që përdoren nga kryeministri Edi Rama.
“I qëndroj mendimit tim se në SPAK ka njerëz me integritet, por ka edhe prokurorë që përdoren nga kryeministri Edi Rama. Ky është mendimi im. Pra tani Rama po na del sikur nuk di gjë. Por SPAK të shkojë ta marrë kryeministrin, minimalisht për çështje që mund të ketë në dijeni, duhet të ishte thirrur të paktën njëherë në SPAK.


