Gjikondi: Kryemadhi kërcënoi policin që i shoqëroi bashkëshortin, më e rëndë se djegia e karrigeve në Kuvend

schedule21:12 - 22 Tetor, 2024

schedule 21:12 - 22 Tetor, 2024

Juristja Brizida Gjikondi në emisionin “Real Story” në ABC News solli në vëmendje deklaratat e Monika Kryemadhit, pas arrestimit të Metës, e cila “kërcënoi” sipas saj efektivin e policisë që e kishte shoqëruar këtë të fundit.

Ajo theksoi se nga ana e Kryemadhit është konsumuar një vepër e rëndë penale.

Gjatë intervistës, Gjikondi theksoi se Prokuroria godet aty ku është krimi duke shtuar se është hera e parë që Prokuroria dosjet i ka të kopsitura me prova.

“Nëse një politikan ka bërë një krim, s’mund të themi prit se janë zgjedhjet. Shqipëria me këtë klasë politike është një stad emergjence. Gjithmonë këtij populli hedhin hi syve…Prokuroria godet ku është krimi dhe për herë të parë kemi një prokuroria që dosjet i ka të kopsitura me prova. Ndërsa kam parë edhe pamjet, dhe Monikën që akuzonte SPAK dhe po ashtu u shpreh se “të gjitha i kam bërë unë”. Drejtuar zonjës Spiropali, do doja t’i thoja që sot është konsumuar një vepër e rëndë penale nga një deputetë e Kuvendit të Shqipërisë, ku kërcënoi policin që kishte shoqëruar bashkëshortin e saj dhe është më e rëndë se djegia e karrigeve ne Kuvend. Sot Kryemadhi dhe partia e lirisë përpiqen të identifikojnë persona që bëjnë detyrën e shtetit dhe askush nuk e kap këtë detaj”, tha ndër të tjera ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!