Gjikondi: Forcat politike shqiptare të korrigjojnë gabimet që bënë gjatë zgjedhjeve bashkiake në Himarë

schedule18:57 - 14 Shtator, 2023

schedule 18:57 - 14 Shtator, 2023

TIRANË- Juristja Brizida Gjikondi thotë se opozita shqiptare duhet të korrigjojë gabimet që ka bërë duke zgjedhur Fredi Belerin, si kandidat për zgjedhjet lokale të 14 majit në Himarë.

Ajo shtoi konkretisht se krahu kryesor, i cili duhet të mbajë përgjegjësi për atë emër problematik është ai i Sali Berishës.

“Mendoj se qeveria shqiptare dhe forcat politike shqiptare të korrigjojnë gabimet që bënë gjatë zgjedhjeve bashkiake në Himarë. Këtu kam parasysh edhe krahun e Berishës, i cili ai është gjeneza dhe zanafilla e propozimit të një figure problematike si Beleri.”, tha ajo.

Sipas saj, pavarësisht tensioneve dhe kundërshtive, shqiptarët nuk duhet të lejojnë zhvillimin e një censi të trukuar në Himarë, pasi në të kundërt do kishte pasoja kombëtare.

“Mendoj se nuk është në nderin e shqiptarëve, pavarësisht konflikteve që kanë me njëri tjetrin,  që të ketë një cens të trukuar në Himarë dhe mund të sjell pasoja të dëmshme për kombin tonë.  Himara nuk është pranë kufirit grek. Himara është një sebep, dhe një ishull artificial ku Greqia do të ngulë flamurin e saj”, tha ajo./ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!