Gjikondi: Berisha, simbol i korruptimit moral! Krashi: Sistemi i pastër mazhoritar është më përfaqësues

schedule21:08 - 17 Korrik, 2025

schedule 21:08 - 17 Korrik, 2025

Juristja Brizida Gjikondi u shpreh kritike ndaj ish-kryeministri Sali Berisha, por edhe mazhorancës. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjikondi tha se Berisha është simbol i korruptimit moral.

“Rama është fiksuar të lë emër të quhet “Koha e Ramës”. Është me idenë e tij përtej të majtës dhe të djathtës. Por tani nuk ka PS, ka Edi Rama tani. Unë mendoj që Edi Rama nuk mund të mbysë opozitarizmin. Bashkë me Berishën bënë një Kod Zgjedhor, bënë një gjë aq dinake sa vota në Vlorë nuk është e barabartë me votën në Kukës. Nuk ka pse të ketë shqiptarë të nivelit të dytë dhe shqiptarë të nivelit të parë. Është një sistem zgjedhor dinak…Të përfaqësosh Berishës deri të hënën që është simbol i korruptimit moral të shqiptarëve dhe të martën të më ma bësh, drejtor të Kadastrës Vlorë, tani nuk e di se si ai person paska kaluar lumin Jordan dhe ai është bekuar dhe është larë. Ata kanë bërë sistemin ata kanë ndërruar komisionerët”, ka thënë ndër të tjera juristja Brizida Gjikondi.

Ndërkohë “Procesi i rinumërimit u komentua në emisionin “Real Story” nga deputeti Lavdrim Krashi.

Gjatë fjalës së tij ai tha se sipas tij “numëruesit duhet të ishin profesionistë.

“Nëse ka një gjë që unë kam kërkuar është “që numëruesit duhet të jenë profesionistë. Unë vij nga një vend ku zgjedhjet numërohen nga profesionistë jo militant partie. Unë bie dakord që sistemi i tanishëm duhet rishikuar dhe duhet ndryshuar. Unë kam mendimin tim…Jam i qëndrimit që rajonet duhet të jenë njësoj. Por duhet të nxjerrin të njëjtin numër deputetësh, por unë sërish mbetëm i mendimit që sistemi i pastër mazhoritar është më i miri”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!