Gjikondi: Agjenda e SPAK nuk është agjenda e politikës shqiptare, kjo u vërtetua me goditjen e Erion Veliajt

schedule21:09 - 27 Mars, 2025

schedule 21:09 - 27 Mars, 2025

TIRANË- Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se kryetari i SPAK, Altin Dumani ka thënë se agjenda e kësaj strukture nuk ndjek agjendën e politikës shqiptare.

Ajo theksoi se ky pohim i Dumanit u vërtetua me ndalimin dhe arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

“Zoti Dumani ka thënë tekstualisht në një intervistë se agjenda ime nuk është agjenda e politikës shqiptare. Në fakt, edhe ndalimi që iu bë kryetarit të Bashkisë Tiranë, tregoi…edhe ajo në prag të zgjedhjeve dhe pati një reflektim në të gjithë klimën e politikës shqiptare. Me atë vërtetohen se nuk kanë agjendë politike, atë që ai thotë.”, tha Gjikondi./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!