Gjiko ka komentuar së fundmi situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Duke iu referuar disa artistëve që janë shprehur të revoltuar nga vendimet e qeverisë për të ndaluar muzikën dhe mbyllur klubet, Gjiko tha se shteti duhet të ndihmojë së pari ata që kanë më shumë nevojë dhe se artistët duhet të jenë të fundit.
Në një intervistë të dhënë për NIN, reperi tha se ka refuzuar të këndojë nëpër plazhe pasi nuk ka dashur që të bëhet shkak i tubimeve të mëdha, që mund të jenë të rrezikshme për përhapjen e virusit.
“Është pandemi është për krejt e njëjtë. Kur më kanë thirrur me kënduar nëpër plazhe kam refuzuar sepse nga njëra anë si artista thonin rri në shpi dhe nga ana tjetër me u bërë indikator për të patur tubime me njerëz. Ajo ideologjia ime me çfarë ka ndodhur dhe çfarë po duan me bërë për disa para nuk mu ka dukur shumë e duhur, prandaj i kam refuzuar ato koncerte.
Është e njëjtë për të gjithë, jemi të gjithë me një anije, kështu që duhet me dhënë më shumë vullnet dhe besim se ka me u bërë mirë. Njeriu duhet me u mësuar si me shumë si me pak, me qenë i njëjti. Shteti jonë nuk ka kaq shumë buxhet sa me na ndihmuar neve, ke të ndihmojë njerëzit që kanë më shumë nevojë, neve le të na lënë të fundit.
Nëse ne tani mund t’i kemi punët më keq, dikur i kemi patur më mirë. Ka njerëz që nuk i kanë patur punët mirë kurrë, kështu që le t’i ndihmojnë si në pandemi apo jo. Ne duhet të jemi të fundit për t’u ankuar.”, tha Gjiko. xh.d/abcnews.al