Një tjetër bashkëpunim që padyshim do të jetë i suksesshëm do t’i shtohet kësaj vere. Gjiko dhe Melinda Ademi kanë bashkuar forcat për të sjellë një super hit, dhe që pritet të publikohet së shpejti.
Ka qenë reperja që ka ndarë foto në rrjete sociale, ku shfaqet krah Gjikos në një prej skenave të klipit. Ndërsa, nuk ka munguar as komenti i reperit, të cilin e ka shoqëruar me një emoji flakë dhe bombe, duke paralajmëruar kështu se do të bëjë namin.
Për të dy artistët ky është projekti i dytë që do të sjellin këtë verë. Një muaj më parë Gjiko publikoi “Xhiro”, këngë e cila u prit mjaft mirë nga publiku, ndërsa Melinda erdhi fuqishëm me projektin që mban titullin “Nashta”. /abcnews.al/