Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, e ka cilësuar model procesin zgjedhoir të ditës së sotme ku u votua në 6 bashki.
Ai u bëri apel komisionerëve që numërojnë çdo vote dhe të nxjerrin s amë parë rezultatet, në mënyrë që qytetarët e 6 bashkive të mësojnë s amë parë emrin e të zgjedhurit të tyre.
‘I gjithë ky proces i rregullt dhe në përputhje me ligjin. Procesi ka shkuar më së miri me pak probleme për shkak të kushteve natyrore. Qytetarët kanë ushtruar të drejtën e tyre, nuk kemi patur asnjë problem serioz për administrimin e tyre. Dua të falënderoj të gjithë komisionerët. PS është e kënaqur nga ecuaria e këtij procesi, prisnim pjesëmarrje më të lartë por duhen patur parasysh kushtet atmosferike. Të gjithë e ushtruan të drejtën e tyre, qytetarët e 6 bashkive do të kenë mundësi shumë shpejt të mësojnë emrin e drejtuesit të Bashkive. Dua të bëj një thirrje për të gjithë komisionierët që mos ndjekin udhëzimet e partive por të numërojnë fletët e votimit deri në fund. Shumë shpejt do të kemi rezultatin e Vorës. Ne besoj se jemi fitues por nuk dua të flas para kohe’, tha Gjiknuri.
Lidhur me incidentet në Vorë, ku pati pretendime nga ana e opozitës për komisionerët, Gjiknuri tha se në ligj është e përcaktuar qartë se komisioneri duhet të jetë banor i zonës.
‘Mua më vjen keq që u krijua një tollovi poli8tike sa u përket pretendimeve që komisionerët nuk u lejuan të ushtrojnë detyrën, kjo tollovi erdhi nga vetëm nja një fraksion i opozitës. Megjithatë këtë e sqaroi KQZ ku thotë se çdo komisioner duhet të jetë banor i asaj zone. Në Vorë procesi ka qenë elektronik, aty komisionerët nuk kanë asnjë rol. Janë pretendime të kota, më vjen keq që PD është katandisur deri këtu sa nuk gjen komisionerë. Në Reformën e ardhshme Zgjedhore presim të bëjmë depolitizimin e komisionerëve’, tha më tej Gjiknuri.
Sa i përket pjesëmarrjes së ulët të votuesve, Gjiknuri tha se kjo erdhi dhe për shkak të motit, por dhe për shkak të përçarjes së opozitës e cila ka ulur vullnetin e qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje.