Duke folur për mediat pas mbledhjes së sotme të Këshillit Politik, Damian Gjiknuri i ka kthyer një përgjigje PD-së dhe PD-së dhe LSI-së.
Ai u shpreh se për pikat PD- LSI ka kërkuar mbledhje është rënë dakord po në Këshillin Politik dhe mjafton një e-mail konfirmues për t’i depozituar ato në Kuvend.
“Janë disa pika si ligjet për sinjalizuesin, procedura penale, dhe një ligj tjetër. Drafti është dakordësuar. Mjafton një konfirmim me email dhe ia çoj unë kërkesën për t’i depozituar këto projektligjet.”
Lexo edhe: “Kam frikë se PD po përsërit gabimin”, Rama i vendosur: Marrëveshja e 5 qershorit nuk preket
Pra, shtoi Gjiknuri, pretendimi për të miratuar “këtu disa pika që ne i kemi miratuar nuk qëndron.”
“Janë ndryshimet kushtetuese si dhe ligji i ri zgjedhor që reflekton të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODIHR,” u shpreh më tej ai.
Sipas Gjiknurit, kjo është një alibi që nuk qëndron ndërsa shtoi se mbetet vetëm miratimi. /abcnews.al/