Gjiknuri: OSHEE rekord historik

schedule12:04 - 1 Nëntor, 2018

schedule 12:04 - 1 Nëntor, 2018

Konsolidimi i reformave, sipas ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, po jep efekte dhe po shëndosh financiarisht kompanitë publike.   Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike tha ministri ka vendosur një rekord historik në humbjet e energjisë elektrike.

Nga zyra e kujdesit ndaj klientit në Kukës, ministri deklaroi se për nëntë muajt e parë të vitit ato arritën nën 24%. Kjo sipas Gjiknurit i ka bërë kompanitë të afta të përballojnë edhe sfida hidrike pa kërkuar të mbështeten nga buxheti i shtetit siç ndodhte më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!