Gjiknuri: Nga kamerat tek hapja e kutive, të gjitha garancitë që i dhamë opozitës

schedule21:27 - 30 Maj, 2020

schedule 21:27 - 30 Maj, 2020

Ndryshe nga Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi që thanë se PS i ka rrëzuar kërkesat e tyre, Damian Gjiknuri i Partisë Socialiste tha se ata i kanë pranuar mjaft prej sugjerimeve të opozitës duke filluar nga vëzhgimi me kamera i qendrave të votimit tek e drejta për të hapur çdo kuti votimi pas mbylljes së procesit.

Në një deklaratë për mediat fill pas mbledhjes, Gjiknuri tha se PS ka ofruar garancinë e votës dhe mundësinë për hapjen e kutive të votimit pas procesit të votimit nëse kërkohet nga partitë politike.

Lexo edhe: S’ka marrëveshje, opozita me tone të ashpra pas mbledhjes: PS i rrëzoi të gjitha propozimet tona

“Kemi ofruar hapjen e çdo kutie pas nxjerrjes së rezultatit zgjedhor. Ne kemi bërë greva dhe demonstrata dhe nuk na është dhënë hapja e kutive pas zgjedhjeve. Kjo është mundësi për çdo parti. Kushdo që mendon se është bërë shkelje mund ta hapë kutinë”, tha Gjiknuri duke theksuar se në këtë mënyrë çdo komisioner do të jetë përgjegjës dhe nuk mundet që t’i mbushë kutitë.

Më tej ai theksoi se do të bëhet vëzhgimi me kamera i qendrave të votimit duke mos lejuar mbushjen e kutive.

“Nëse ka pretendime për mbushje të kutive, merret kamera dhe verifikohet”, vijoi ai duke theksuar se një tjetër kërkesë e plotësuar ndaj opozitës është edhe financimi i partive nga shteti duke minimizuar kontributin nga privatët.

“Kemi pranuar që të mos ketë prezencë rreth qendrave të votimit. Do të jenë vetëm persona të autorizuar. Kemi provuar shtim të fiancimit shtetëror. Kemi garantuar depolitizim katër muaj para datës së zgjedhjeve qeveria s’mund të bëjë propagandë për arritjet e saja”, tha Gjiknuri duke thënë se kërkesat e opozitës duken si shkak për të minuar gjithçka.

Kemi mbetur vetëm tek çështja e administratës zgjedhore, teknologjia dhe Kolegji Zgjedhor. /abcnews.al