Gjiknuri lë stafetën në Vlorë, Ahmetaj flet për përplasjen me Lelin: Gati për mandatin e katërt

schedule20:25 - 21 Shtator, 2021

schedule 20:25 - 21 Shtator, 2021

Arben Ahmetaj ka marrë sot zyrtarisht stafetën nga Damian Gjiknuri si drejtues politik i socialistëve të Vlorës. Në deklaratën e tij për media, Ahmetaj u shpreh se është i kënaqur me Vlorën sepse ka pasur rezultate të mira. Pyetur nga gazetarët nëse ka ndonjë peng nga kjo detyrë ai u shpreh me batutë se nuk ka pengje sepse akoma nuk ka dalë në pension.

“Pata kënaqësinë të prezantoj të deleguarin e ri për qarkun e Vlorës dhe për të dhënë porositë për riorganizimin e PS. PS është vazhdimisht e gatshme për zgjedhje që të marrë gjithmonë rezultatin fitues sepse ka shtrirjen më të madhe dhe organizimin më të madh. Jam i kënaqur me Vlorën sepse ka pasur rezultate të mira. Njeriu ka shumë pengje por unë nuk e mbylla që të dal në pension”, u shpreh Gjiknuri.

Lexo edhe: Gjiknuri prezanton Ahmetaj si të deleguarin politik në Vlorë, shmanget Leli

Ahmetaj foli në lidhje me përplasjen me kryebashkiakun Dritan Leli duke theksuar se në PS nuk ka konflikte por vetëm debate. Në lidhje me vazhdimësinë e këtij episodi, Ahmetaj tha se investimet në Vlorë do të vazhdojnë të jenë në të njëjtën rrugë si në dy mandatet e para.

“Në PS nuk zëvendëson askush askënd. Është një përgjegjësi e madhe të jesh drejtues politik në Vlorë. Damiani dhe gjithë stafi këtu ka bërë një punë të shkëlyer, Tetë mandatet i kanë dhënë një rezultat si në 2017 dhe 2021. Në Vlorë nuk ka asnjë surprizë., Ne kemi filluar punën për mandatin e katërt që kalon nga modernizimi i partisë.

 PS nuk ka konflikte ka debate. Asgjë nuk ka ndryshuar në raport me bashkinë e Vlorës dhe nuk do të ndryshojë. Ju garantoj që nuk ka asnjë surprizë nga ato që ka prononcuar kryeministri dhe drejtuesi i qarkut Damiani. Socialistët janë të bashkuar dhe vazhdojnë të fitojnë. Po bëhemi gati për mandatin e katërt. Investimet e Vlorës do vazhdojnë të jenë po në atë rrugë si në dy mandatet e para. Vlora ka qenë e privilegjuar se ka pasur kryeministrin deputet”, tha Ahmetaj. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!