Thomas Strakosha ende nuk ka gjetur ekip. Portieri i kombëtares shqiptare ka disa oferta dhe ditë më parë u bë i kryer kalimi te Fulham në Premier League.
Gjithsesi ende nuk ka zyrtarizim. Nga Italia raportohet se në garë për Strakoshën mund të futet Milani.
Ciprian Tatarusanu, 36-vjecc, pritet që të largohet nga kampionët e Italisë dhe Strakosha do të ishte zëvendësuesi ideal i Mike Maignan.
Sigurisht kjo nuk i shkon për shtat Strakoshës, që dëshiron të jetë protagonist dhe të luajë si titullar. / abcnews.al