Gjiganti grek sfidon turqit e Kasimpasa, Rey Manaj në shënjestër

schedule09:57 - 25 Shtator, 2020

schedule 09:57 - 25 Shtator, 2020

Rey Manaj në Barcelonë nuk po stërvitet me skuadrën e tij. Ai është përshëndetur me shokët dhe po seancat po i kryen me lojtarët që po rikuperohen nga dëmtimet. Sulmuesi po mundohet të ruajë formën fizike dhe të jetë gati për aventurën e re.

Një ditë më parë Gianluca Di Marzio shkruante se për shërbimet e sulmuesit interesohet klubi turk i Kasimpasa. Madje thuhet se edhe kishin nisur bisedimet për transferimin e Manajt në Turqi. “Sport” në Spanjë shkruan se edhe PAOK është në listën e klubeve që e duan.

Gjithsesi Kasimpasa shikohet favorit, pasi Barcelona dëshiron ta shesë sulmuesin dhe jo ta huazojë. Katalanasit e blenë Manajn për 700 mijë euro nga Albacete, por ajo shumë mund të shkonte në 2 milion euro në varësi ta klauzolave të përfshira në marrëveshje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!