Gjiganti francez i makinave pezullon prodhimin e mjeteve në Moskë

schedule21:23 - 23 Mars, 2022

schedule 21:23 - 23 Mars, 2022

Prodhuesi francez i makinave Renault ka njoftuar se do të pezullojë punën në fabrikën në Moskë.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti i Ukrainës i bëri thirrje Renault dhe kompanive të tjera franceze që të largohen nga Rusia, gjatë fjalimit në asamblenë franceze nëpërmjet një videolidhjeje.

“Ata duhet të ndalojnë financimin e vrasjeve të grave dhe fëmijëve,” u tha Zelensky deputetëve francezë. Renault kishte rifilluar operimet në Moskë këtë javë, pas ndërprerjes së punës pas pushtimit të Ukrainës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!