“Gjigantët” pas Frimpong, “ylli” i “Aspirinave” në qendër të merkatos

schedule20:50 - 23 Gusht, 2024

schedule 20:50 - 23 Gusht, 2024

“Fantazisti” i krahut të djathtë të fushës, Jeremie Frimpong është duke shkëlqyer, tek “aspirinat” e Bayer Leverkusen, duke ngjallur kështu interesin e disa “gjigantëve” të futbollit evropian, si Real Madrid, Manchester United e së fundmi edhe disa klube të tjera.

Chelsea, Arsenal, Bayern Munich e Manchester City po kërkojnë të lëvizin shpejt në këtë operacion, pasi kërkojnë të firmosin me lojtarin që në muajin janar, por përveç konkurrencës me dy klubet e tjera, “gjigantët” ka hasur edhe në vendimin e lojtarit, me Frimpong që nuk dëshiron të lëviz në merkaton e dimrit.

Për kartonin e tij, Leverkusen mendohet se kërkon minimalisht 60-70 milionë euro, por deri në merkaton e verës ndoshta ky çmim mund të rritet, por edhe të ulët, në varësi të performancave të lojtarit, që deri më tani kanë qenë fantastike. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!