“Gjigantët” e Premier League pas tij, “ishullorët” vihen pas “shkatërruesit” francez

schedule18:36 - 13 Shtator, 2024

schedule 18:36 - 13 Shtator, 2024

Adrien Rabiot mbylli pas pesë vitesh aventurën me Juventus, me francezin që nuk u bind nga oferta për të rinovuar kontratën me 7.5 milionë euro në sezon, për tre vitet e ardhshme.

Tashmë, 29-vjeçari ka nisur të shqyrtojë ofertat teksa në ditët e fundit është folur për një interesim nga Real Madrid, Milan apo edhe ish-klubi i tij, PSG, mirëpo së fundmi, në skenë ka dalë një emër i ri.

Bëhet fjalë për “Të Kuqtë” e Liverpool, ku sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike ka pasur një takim mes përfaqësuesëve të klubit anglez dhe mamasë së lojtarit që është njëkohësisht edhe agjentja e “yllit” francez.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi më tej në raportimet e britanikëve thuhet se Rabiot kërkohet edhe nga tre ekipe të tjera të Premier League, Arsenal, Tottenham e Manchester United.

Megjithatë deri më tani asnjë ekip nuk ka avancuar në tratativa me francezin, me këtë të fundit, që në kontratën e tij të re kërkon plot 8 milionë euro në sezon, si dhe një bonus nënshkrimi, shifra e të cilës nuk është zbuluar ende. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!