Gjici shfrenon fantazinë: Edhe Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

schedule12:30 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 12:30 - 7 Dhjetor, 2021

Kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici u bën thirrje qytetarëve që të mbajnë pastër mjedisin.

Ndërgjegjësimi qytetar për një mjedis më të pastër. Njeriu duhet të jetojë në mjedis të pastër, e jo të ndotur nga mbeturinat.

Çdo kush mund të ndihmojë. Eja dhe ti! Bashkoju nismës për një mjedis sa më të pastër. Të gjithë bashkë për Kukësin që duam” shprehet Gjici.

Kryebashkiaku tha se nuk do të falë askënd që do të kapet duke ndotur mjedisin. Ai tha se bashkia ka bërë investime që nuk janë bërë as në Gjermani. “Që kur kemi marrë bashkinë i kemi dhënë prioritet pastrimit të qytetit.

Ky investim që është bërë këtu, si është, sikur thonë edhe disa që vijnë nga Gjermania, edhe në Gjermani nuk e gjejnë këtë investim. Nuk dua të them që ne krahasohemi me Gjermaninë, se është krahasim shumë i madh” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!