Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ishte i pranishëm në “Zeqir Ymeri” për të inspektuar punimet e deritanishme të stadiumit të ri. Rikonstruksioni i stadiumit në Kukës ka filluar prej disa kohësh dhe po ecën me ritme të kënaqshme. Numri një i Kukësit tha se stadiumi do të jetë gati për fillimin e sezonit të ardhshëm.
Në fjalën e tij, Gjici tha: “Dua të falënderoj Federatën Shqiptare të Futbollit, për fillimin e punimeve të stadiumit dhe mbështetjen që i ka dhënë Kukësit. Falënderoj qeverinë Rama që ka mbështetur fillimin e punimeve, para shumë qyteteve tjera të mëdha në Shqipëri”.
“Edhe Federata, edhe qeveria, na ka mbështetur për të bërë këtë stadium. Nëse koha do të na ndihmojë, besoj se nga vera e sezonit të ardhshëm do të luajmë në stadiumin tonë”, përfundoi Gjici./abcnews.al