Safet Gjici, presidenti i Kukësit, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh pas fitores së skuadrës së tij ndaj Tiranës: “Patjetër, kur fiton normalisht kënaqesh. Kampionati nuk mbaron këtu, të kënaqemi për sot. Nesër nis ditë e re. Shkoi mirë dhe jemi të kënaqur, mundëm ekipin që renditej me meritë në vend të parë prej disa javësh”.
“Kam 2-3 vite që nuk jam shumë afër ekipet, tani jam president nderi. Patjetër do delegoheshin kompetencat. Pejic e njeh kampionatin, është koordinuar mirë me trajnerin dhe të tjerët. Pero duhet të jetë pak më kërkues me të gjithë, që të funksionojnë gjërat sa më mirë. Besoj se do ia dalë”.
“Faktikisht e kishim planifikuar të luanin në shtëpi ndaj Tiranës. Specialistët nuk e dhanë OK. Pjesa tjetër e stadiumit mbaron për 10 ditë, presim OK për fushën. Stadiumi kuptohet që është vlerë e shtuar për Kukësin, është investim i madh, gati 10 milion dollarë. Po të mos ishte ekipi, as stadiumi nuk do ishte. Normal titulli ishte i bukur. Kukësi nuk e ka pasur një stadium të tillë. Falë qeverisë dhe FSHF-së u bë i mundur ky stadium”.
“As i Refikut, as i imi, nuk janë për këtë punë. Janë të urtë, të butë, me mentalitet tjetër. Kur je i drejtë, në një botë të padrejtë, i drejti e pëson. Djemtë i kemi të mirë, nuk janë agresivë për ekipin. I kemi edukuar”.
“Politikan apo president futbolli? Mendoja se ishte më e vështirtë të ishe president futbolli, por po më del më e vështirë”. / abcnews.al