Presidenti i nderit i Kukësit, Safet Gjici, bëri një lidhje telefonike me emisionin Pressing, në ABC News. Numri një i skuadrës verilindore foli për ndeshjen kundër Tiranës, cilësitë që ka grupi i tij i lojtarëve, si dhe titulli kampion.
“Është e vërtetë që është një ndeshje për tu parë dhe mbi të gjitha, dua që ato tifozë që do të vijnë në stadium, të shohin futboll të bukur. Ne si Kukës, luajmë çdo ndeshje për të fituar, por në fushë, fiton ai që e meriton. Nuk është ndeshje që vendos titullin. Ndeshja me Ballshin na ka djegur pak, por futbolli i ka këtu. Besoj se do të jetë një ndeshje e bukur për tu parë dhe dua sa më shumë tifoz në stadium, sidomos kuksianë. Nuk është Tirana e viteve të shkuara, është mbledhur mirë si ekip. Ka dhe shumë ndeshja pa humbur dhe duhet vlerësuar maksimalisht nga stafi, klubi lojtarët, nga të gjithë.
Realisht, ekipi i Kukësit ka lojtarë cilësorë në përbërje, tani ka dhe eksperiencë, pasi u bënë 10 vite në kampionatin Superiore, kemi marrë pjesë çdo vit në Europë, kemi fituar edhe trofe. Objektivi që kemi ne, titulli kampion, duhen marrë ndeshjet me radhë, na duhet të fitojmë tre pikëshin, më pas Tirana do të ketë ndeshje më të vështira se ne, por gjithsesi duhet të mendojmë për ndeshjen e nesërme. Kukësi i ka të gjitha cilësitë për të fituar titullin. Kemi dhe 90 vjetorin e klubit, por nuk dua ta fryj shumë këtë 90 vjetor, ose 100 vjetor. Kush ta meritojë titullin, ta fitojë.
Qoftë Tirana, qoftë Partizani, janë rivalë kryesorë. Nuk duam ta neglizhojmë Partizanin, janë 14 ndeshje në lojë. Por kur tregon që fiton kundër këtyre rivalëve kryesore, është tregues që ekipi i meriton titullin kampion. Por do të shohim në fund të kampionatit, kur të mblidhen pikë. Kundër Tiranës, kemi pasur gjithmonë rezultate pozitive, përjashto ndonjë rezultat. Kjo ndeshje është ndryshe nga ndeshjet tjera, pasi jemi me një pikë diferencë. Tirana është më e kompletuar, por unë mendoj se Kukësi i ka kapacitetet që të dalë fitues nesër nga fusha e lojës.
Ne luajmë në Tiranë, pavarësisht se ekipi është i Kukësit. Ju e dini se kemi rreth dy vite që luajmë jashtë, po të luanim në Kukës, do të kishim 10 pikë më shumë. Tirana e ka fushën e vet, pavarësisht se nuk po luajmë tamam në fushën e vetë. Besoj se mund të quhet fusha e të dyve, në një farë mënyrë. Ne kemi bërë ndeshje në këtë stadium, i mrekullueshëm, me standartet. Edhe tifozët janë kënaqur, me futbollin që është paraqitur, edhe nga kushtet e stadiumit.
Unë besoj se ndeshja do të jetë e mirë, do të prodhohet futboll. Do të jetë ndeshje e fortë, kush do të gabojë më pak, do ta fitojë ndeshjen. Unë kam besim te stafi dhe lojtari që do e fitojnë këtë ndeshje, pasi shumë gabime kanë bërë deri tani. Dikush mund të thotë se jemi në vend të parë, nuk kemi bërë gabime, por kemi bërë, në Gjirokastër, në Ballsh. Unë besoj shumë se me këtë kualitet që ka ekipi i Kukësit dhe po luajti si në ndeshjen e shkuar kundër Tiranës, do të fitojnë me rezultat të kënaqshëm. Unë nuk pranoj as barazime, as humbje, dua vetëm fitore. Hamitaj është arbitër i FIFA-s dhe do të mbajë mirë ndeshjen. Të dyja ekipet të marrin atë që japin në fushë. Gabime njerëzore janë gabime njerëzore.
Nuk është problemi te tërheqja e veshit dhe ata e dinë vetë dhe kur klubi është shumë korrekt me ta, edhe lojtarët duhet të japin maksimumin. Kundër Tiranës, duhet me patjetër fitorja. Jo se vendoset nesër titulli kampion, por fitorja me Tiranën, na jep shumë moral”, përfundoi Gjici./abcnews.al