Gjetja e trupave të emigrantëve në Paraguai, policia serbe arreston 2 persona

schedule19:00 - 29 Tetor, 2020

schedule 19:00 - 29 Tetor, 2020

Policia serbe arrestoi dy persona të enjten pasi dyshohet se ata kishin ndihmuar në transportimin e paligjshëm të shtatë emigrantëve trupat e të cilëve u gjetën më vonë brenda një kontejneri në Paraguai.

Trupat e dekompozuar të shtatë burrave u gjetën pak ditë më parë në një port të Paraguait brenda një dërgese të mbetjeve të plehut artificial, që u largua nga Serbia tre muaj më parë.

Numri i emigrantëve që ndjekin të ashtuquajturën “rrugë ballkanike” për të hyrë në Evropën Perëndimore është zvogëluar që nga viti 2016. Vendet evropiane kanë forcuar kontrollet kufitare që nga ajo kohë.

Në një deklaratë, Ministria e Brendshme e Serbisë tha se një maroken dhe një shtetas algjerian, i identifikuar vetëm me inicialet H.M dhe S.K akuzohen për ndihmën e shtatë emigrantëve “eshtrat e të cilëve u gjetën në një kontejner transporti në Paraguai” për të kaluar ilegalisht kufirin midis Serbisë dhe Kroacisë.

“Ata dyshohen se kanë komplotuar me persona të tjerë të paidentifikuar për të vendosur emigrantët në një kontejner transporti hekurudhor për t’i ndihmuar ata të shmangin kontrollet kufitare,” thuhet në deklaratë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!