Gjesti i veçantë me rastin e Bajramit, Gold AG shpërndanë dhurata për fëmijët në Preshevë

schedule08:45 - 2 Maj, 2022

schedule 08:45 - 2 Maj, 2022

Me rastin e festës së Bajramit, reperi i njohur, Gold AG ka bërë një gjest të veoantë. Ai ka zgjedhur të shpërndajë sot dhurata për fëmijët, në Preshevë.

Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në Instastory, ku ka shkruar: “Prej orës 14:00, te Shtëpia e Kulturës”.

Arian Agushi i njohur me emrin e artit, Gold AG, ka kaluar 10 vite nga fëmijëria në Preshevë, pra në vendlindjen e babait, gjyshit dhe stërgjyshit e tij.

Këngën e parë, ai e publikoi në vitin 2000 dhe këndoi gjashtë herë për Preshevën./abcnews.al