Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjesti i saj bëri bujë në botë, Arta Jashari: Pse nisa t’i ndihmoj pacientët me Covid-19

schedule11:37 - 15 Mars, 2021

schedule 11:37 - 15 Mars, 2021

Arta Jashari, sopranoja shqiptare që bëri bujë në mediat e huaja foli në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” foli për nismën e veçantë që ka ndërmarrë për t’ju ardhur në ndihmë personave të infektuar me koronavirus.

Arta tregoi se rrugëtimi i saj për të qenë në frontin e luftës erdhi pas përballjes së të atit me koronavirusin, i cili edhe pse me sëmundje shoqëruese arriti ta mposhte virusin. Pas shërimit së të atit, ajo filloi ta ndihmonte stafin mjekësor në trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Dhe pse nuk ka ndonjë trajtim në fushën e mjekësisë, ajo nuk ka nguruar t’i ndihmojë pacientët qoftë në klinikë apo shtëpi. “Për mua ofrimi i ndihmës dhe shpresa tek njerëzit, mesazhet që kam marrë pa fund më jep kaq shumë vullnet dhe nuk t’jua kthej shpinën.

Unë gjithmonë e gjej kohën dhe t’ju ofroj se e di vetë çfarë ka ndodhur, dhe në atë kohë ndihma që më ofruar sidomos nga stafi mjekësor ka aq shumë rëndësi saqë besoj gjithmonë që e mira kthehet me të mirë. unë e kam vazhduar pa trembur që të jem prezent në ambientet ku më është kërkuar prezenca ime.“, u shpreh Arta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!