6 herë kampioni i NBA-së, Michael Jordan, do të dhurojë 100 milion dollarë në 10 vitet e ardhshme për të kontribuar në garantimin e barazisë raciale, drejtësisë sociale dhe një qasjeje më të gjerë në arsim.
Lajmi u konfirmua nga vetë ylli amerikan, i cili u shpreh shumë i trishtuar dhe i zemëruar për vdekjen e George Floyd, afro-amerikanit të vrarë nga policia.
Në njoftimin e tij, ai sqaron se deri në momentin që do të ç’rrënjoset racizmi, që çon në dështimin e institucioneve në vend, të gjithë do të impenjohen për të mbrojtur dhe përmirësuar jetën e njerëzve me ngjyrë. /abcnews.al
Michael Jordan and Jordan Brand are committing $100 million over the next 10 years to protecting and improving the lives of Black people through actions dedicated towards racial equality, social justice and education. #JUMPMANhttps://t.co/CZDt1UdPwF
— Jordan (@Jumpman23) June 5, 2020