Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka bërë një gjest të madh sot, duke dhuruar plot 1 milion euro donacion. Strategu spanjoll i ka dërguar këto para në dy destinacione: Kolegji Mjekësor i Barcelonës dhe Fondacioni “Angel Solar Daniel”.
Pep Guardiola përfiton më shumë se 20 milion euro në vit pagë te Manchester City dhe duke parë situatën kaotike në shtetin e tij të lindje, ka menduar të kontribuojë me shumën e majme.
Këto para do të shfrytëzohen për të ndihmuar të prekurit nga Koronavirusi. Një gjest për t’u vlerësuar ky i trajnerit spanjoll të Manchester City. / abcnews.al
Pep Guardiola has donated €1 million to the Medical College of Barcelona and the Angel Soler Daniel Foundation ? pic.twitter.com/yKfE160hQ2
— Goal (@goal) March 24, 2020