Gjest i madh i Fabregas, heq dorë nga e gjithë rroga e tij

schedule19:37 - 28 Prill, 2020

schedule 19:37 - 28 Prill, 2020

Të paguhesh 150 mijë euro në javë dhe të heqësh dorë plotësisht nga këto para për të ndihmuar klubin tënd, është padiskutim një gjest i madh. Futbollisti i Monaco, Cesc Fabregas, e ka marrë këtë vendim.

Mesfushori i njohur spanjoll është një ndër më të paguarit në Ligue 1 dhe me anulimin e kampionatit francez, ka vendosur që të heqë dorë përfundimisht nga paga e tij deri në fund të sezonit, tre muaj.

LEXO EDHE: Anulohet dhe Ligue 1, çfarë ndodh me PSG-në në Champions?

Muajin maj, qershor dhe korrik, Fabregas nuk do e fusë në xhepin e tij, duke e ndihmuar klubin e Principatës me thuajse 2 milion euro. Një gjest i madh i një prej futbollistëve më të dekoruar në Europë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!