Mësimi i gjuhës gjermane duket se është kthyer në një tendencë për të rinjtë shqiptarë, të cilët zgjedhin të braktisin vendin në kërkim të një të ardhmeje më të mirë në Gjermani.
https://youtu.be/umJT9AKVzI4
Vetë të rinjtë shprehen për ABC News se në Gjermani shohin një të ardhme më të sigurt si për punësimin, po ashtu edhe për studime
Mësuesja e gjuhëve të huaja pranë një qendre kursesh në kryeqytet shprehet se 2 vitet e fundit shihet një dominim i gjermanishtes, madje edhe për moshat deri në 45 vjeç
“Për sa i përket gjuhës gjermane me të vërtetë shohim një tendencë rritjeje sidomos tre vitet e fundit, për sa i përket grupmoshave 22-45 vjeç. Shohim që është rritur kërkesa dhe janë rritur interesimet”, shprehet mësuesja Ergenta Hila
Të rinjtë sipas mësueses ndjekin nivele të ndryshme të gjermanishtes, në mënyrë që të plotësojnë kriteret për të fituar një kontratë pune në shtetin gjerman
Lehtësimi i procedurave nga shteti gjerman për punësimin e të rinjve, ka bërë që përveç mësimit të gjuhës në kurse private, vitet e fundit është rritur edhe numri i studentëve që zgjedhin të studiojnë për gjermanisht në universitetet e vendit./abcnews.al