“Gjermanishtja flet shqip 2″/ Balaj: Në këtë libër ofrohen edhe krahasime që nuk janë bërë më parë

schedule09:27 - 25 Shtator, 2024

schedule 09:27 - 25 Shtator, 2024

Butrint Salaj, gjuhëtar, ka folur në lidhje me librin e tij të ri “Gjermanishtja flet shqip 2”.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Salaj u shpreh se në këtë libër, zbërthehen fjalë në gjuhën gjermane, që besohet se “burojnë” nga gjuha shqipe.

“Mund të jetë punë termi, sepse përmbajtja është e njëjtë. Te vëllimi i dytë kam qenë më i matur. Kam studiuar për Gjuhësi, kam bërë master për Gjuhësi. Jam freelancer në këtë rast. Me shqipen është marrë shumë gjuha gjermanike. Unë jam mbështetur në veprat e gjermanishtes, qasja është komplet ndryshe. Është qasje e re. Rezultati nuk është absolut, është i diskutueshëm. Mendoj që këto rezultate, deri tani, ose duhet të hidhen poshtë, ose duhet të diskutohen për to. Kemi teori që ka bazë të fortë. Rrënja e fjalës është problemi më i madh i gjuhëtarëve. Kemi identifikuar në gjuhën shqipe, në gegënishte, janë në sasi më të konsiderueshme me gjuhët e tjera”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!