Gjermania “zbret në fushë”, merr rrjedhë tjetër lufta

schedule18:53 - 19 Prill, 2022

schedule 18:53 - 19 Prill, 2022

Ukraina do të lejohet që të “blejë pajisje ushtarake” nga kompanitë gjermane dhe kompani të tjera perëndimore të mbrojtjes, bazuar në zgjedhjen dhe preferencën e saj. Kështu ka deklaruar  kancelari gjerman Olaf Scholz.

Këto mund të jenë, për shembull, armë të rënda që “mund të përdoren në një betejë artilerie”.

“Ne ofrojmë paratë e nevojshme për blerjen“, tha Scholz më tej. “Qëllimi ynë i përbashkët është të vazhdojmë të armatosim ushtrinë ukrainase në mënyrë që ajo të mund të vazhdojë të mbrohet kundër sulmit të Rusisë”.

Ku vendim vjen pasi Scholz është vënë në qendër të akuzave se ka vonuar, sipas rivalëve të tij politikë por dhe aleatëve, dërgimin e armëve në Ukrainë. Në një kohë që Kiev kërkon në mënyrë urgjente ndihmë, rreth 100 tanke Leopard I, 60 mjete të blinduara dhe mjete të tjera ushtarake qëndrojnë në kapanone dhe tenda në Flensburg, në bregun e detit Baltik, në kufi me Danimarkën, sipas CDU dhe CSU faji është i kancelarisë sepse mungon dëshira, në një kohë që është një peshë për të gjithë Gjermaninë që ta ndihmojë Ukrainën si duhet. Mjetet ushtarake në fjalë janë tërhequr nga shërbimi aktiv dhe do të ishin shumë nevojshme për mbrojtjen ukrainase.

Depozita e tankeve i përket një shoqërie të specializuar në riparimin dhe riciklimin e armatimeve të vjetra. Pak pas pushtimit rus, ministria gjermane e mbrojtjes kërkoi dhe mori një listë të gjërave që mund të dërgoheshin në Ukrainë, por më pas Berlini heshti për një kohë të gjatë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!