Gjermania vendos kontrolle të përkohshme në kufijtë tokësorë

schedule17:36 - 9 Shtator, 2024

schedule 17:36 - 9 Shtator, 2024

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser shpalli vendosjen e kontrolleve të përkohshme kufitare në të gjithë kufijtë tokësorë të Gjermanisë. Vendimi u mor për të kufizuar migrimin e parregullt dhe për të mbrojtur publikun nga ekstremizmi islamik.

Kontrollet do të fillojnë më 16 shtator dhe fillimisht do të zgjasin për gjashtë muaj.

Qeveria gjermane është konsultuar me partinë kryesore opozitare CDU për mënyrat për të frenuar migrimin përballë shqetësimit publik dhe pas një sulmi vdekjeprurës me thikë nga një azilkërkues sirian muajin e kaluar në qytetin e Solingenit. Javën e kaluar, partia kundër imigracionit AfD fitoi zgjedhjet shtetërore në Turingi dhe doli e dyta në Saksoni.

Social Demokratët e zonjës Faeser përballen me zgjedhje shtetërore në Brandenburg pas dy javësh, ku partia qeveris në koalicion me të Gjelbërit dhe Demokristianet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!