Gjermania i ka dhënë mbrojtje një numri të madh të qytetarëve të Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022, duke përmendur rrezikun personal si arsyen kryesore.
Sipas të dhënave të ofruara nga qeveria gjermane, në dy vitet e fundit, vendi ka dhënë leje qëndrimi sipas ligjit ndërkombëtar dhe arsyeve humanitare për gjithsej 2035 rusë, raporton SchengenVisaInfo.
Përveç dhënies së mbrojtjes, Gjermania vazhdon të regjistrojë një numër të madh kërkesash për azil të paraqitura nga rusët.
Të dhënat tregojnë se mesatarisht rreth 190 burra rusë nga mosha 18 deri në 45 vjeç aplikojnë për azil në Gjermani çdo muaj.
Megjithatë, shkalla e pranimit për azilkërkuesit rusë mbetet e ulët, me vetëm një pjesë të vogël të tyre që i është dhënë statusi.
Përveç Gjermanisë, edhe vende të tjera të BE-së kanë siguruar mbrojtje për rusët që ikin nga vendi për të mos marrë pjesë në luftë.
Sa i përket diplomatëve dhe njerëzve të tjerë, BE miratoi më herët paketën e 13-të të sanksioneve.
Si pjesë e paketës së saj të 13-të të sanksioneve, BE-ja ka vendosur kufizime kundër afro 200 subjekteve dhe individëve të cilët janë akuzuar se kanë ndihmuar Rusinë të sigurojë armë ose për përfshirje në rrëmbimin e fëmijëve ukrainas.
Individët që janë listuar në listën e re të sanksioneve do të ndalohen të hyjnë në territorin e BE-së./abcnews.al