Gjermania: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë një shans realist për t’u anëtarësuar në BE

schedule10:29 - 23 Qershor, 2022

schedule 10:29 - 23 Qershor, 2022

BRUKSEL – Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një mundësi reale për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian pasi kanë punuar shumë për shumë vite për të përmbushur kushtet për hyrjen në bllok, tha të enjten në Bruksel kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Qytetarët në Ballkanin Perëndimor kanë pritur për gati 20 vjet mundësinë për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian,” u tha Scholz gazetarëve përpara një takimi të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Është shumë e rëndësishme që ky të bëhet një premtim i besueshëm sepse përpjekjet e shumta që këto vende kanë ndërmarrë duhet në fund të çojnë në pranimin e tyre”, tha ai, duke shtuar se Gjermania do të punojë drejt këtij qëllimi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!