Gjermania: Rusia po kërkon rikthimin e Luftës së Ftohtë

schedule08:04 - 18 Shkurt, 2022

schedule 08:04 - 18 Shkurt, 2022

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka akuzuar Rusinë se po rrezikon paqen me hapat e saj që kujtojnë Luftën e Ftohtë, duke i kërkuar kështu  Moskës të ndërmarrë “hapa seriozë drejt de-përshkallëzimit” të krizës në Ukrainë.

Deklarata nga Gjermania vjen pasi presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi se Rusia mund të jetë gati të sajojë një justifikim për të pushtuar Ukrainën.

Joe Biden tha se aksioni ushtarak mund të fillojë menjëherë, por theksoi se një zgjidhje diplomatike ishte ende e mundur, raporton BBC. Nga ana e saj Rusia thotë  se pretendimet janë  “të pabaza”, duke akuzuar SHBA-në për nxitje të tensioneve.

Moska thotë se po kryen stërvitje ushtarake dhe thekson  se disa trupa janë zhvendosur në bazat e tyre të përhershme ditët e fundit.

Megjithatë fuqitë perëndimore thonë se nuk kanë parë asnjë provë për një tërheqje të trupave ushtarakë./abcnews.al/

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!