Ministrja gjermane e Zhvillimit, Svenja Schulze ka thënë në një intervistë për Deutsche ëelle se Rusia një ditë duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta.
“Ata duhet të paguajnë për atë që shkatërruan. Ky është ligji ndërkombëtar. Që ata duhet të paguajnë – kjo është e qartë. Shkatërruan infrastrukturën, shtëpitë dhe duhet të paguajnë për këtë”, tha ajo.
Schulze mori pjesë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës në Londër, një mbledhje ndërkombëtare e delegatëve nga më shumë se 60 vende që synonte financimin e përpjekjeve të rindërtimit në Ukrainë.
Banka Botërore vendosi koston e rindërtimit në rreth 411 miliardë dollarë në mars, pak më shumë se një vit pasi Rusia pushtoi fqinjin e saj. Kjo shifër do të rritet vetëm ndërsa konflikti vazhdon.
Deri në mbylljen e konferencës të enjten, donatorët e huaj premtuan rreth 60 miliardë euro në mbështetje të re financiare, tha Mbretëria e Bashkuar. /abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!